Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Premierligë
BKT
Sport

Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Premierligë

Është zbuluar formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Premierligë, ku mungojnë yjet e Manchester Cityt, respektivisht Tottenhamit, Raheem Sterling dhe Heung-Min Son.

Por, në këtë formacion ndodhet mesfushori i Chelseas, Kai Havertz që ka dështuar këtë edicion duke realizuar vetëm një gol dhe dhuruar dy asistime në 15 ndeshjet e para në Premierligë.

Sipas Transfermarkt, vlera e Havertz është 72.9 milionë euro, aq sa pagoi Chelsea në verë.

Por, kjo nuk nënkupton që është më i shtrenjti sepse sulmi më i vlefshëm është me vlerë 324 milionë euro ndërtuar nga Mane, Salah dhe Kane, raporton lajmi.

Ja formacioni më i vlefshëm në Premierligë dhe vlera e secilit lojtarë:

Portierë: Alisson – 72 milionë euro

Mbrojtja: Alexander-Arnold (99 milionë euro), Van Dijk (72 milionë euro), Aymeric Laporte (54 milionë euro) dhe Andrew Robertson (67.5 milionë euro).

Mesfusha: Kevin de Bruyne (108 milionë euro), Bruno Fernandes (81 milionë euro) dhe Kai Havertz (72.9 milionë euro).

Sulmi: Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Harry Kane (Nga 108 milionë euro për secilin).