Llapi shkëput kontratën me këtë futbollist
BKT
Sport

Llapi shkëput kontratën me këtë futbollist

KF Llapi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me qendërmbrojtësin Eglentin Gjoni me një marrëveshje të dyanshme.

Kontrata e Gjonit ishte e vlefshme edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni të Superligës së Kosovës.

“Duke qenë në dijeni se futbollisti gjatë periudhës së qëndrimit tek KF Llapi ishte përballur me lëndimin e gjurit që i pamundësonte rikthimin në fushat e blerta, K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.