Pandemia- sfidat e mantelbardhëve
BKT
Lajme

Pandemia- sfidat e mantelbardhëve

Pandemia është një mjet arme që kërcënon jetë njerëzish, prandaj ne mantelbardhët jemi në gjendje lufte derisa përballemi me të për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Kështu deklaroi Donjet Bislimi, mjek vullnetar, në "Studio e hapur", i cili foli për aktivitetin e mjekëve të rinj vullnetarë për t’u përballur me COVID-19, ku falënderoi edhe mediet për kontributin e tyre për vetëdijësimin e popullatës, por edhe për informimin e popullatës për gjendjen në terren.

Ndërsa Magbule Elezi, infermiere, foli për sfidat e mantelbardhëve, sidomos mamitë nga COVID-19, të cilat ishin mobilizuar për të mbrojtur gratë lehona e foshnjet.

Bislimi foli për historikun e aktiviteti të tij, si dhe FRD të Kosovës për t’i dalë në mbrojtje popullatës ndaj COVID-19.

Nga ana tjetër, Magbule Elezi foli për angazhimin e saj dhe kolegëve të saj për të dalë në mbrojtje pacienteve, gratë shtatzëna, ku ka pasur raste që ishin të infektuara me COVID-19./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme