Rexha flet e emocionuar pas suksesit të duetit me Martin Garrix në Spotify
Bebe Rexha i është gëzuar suksesit të këngës me Martin Garrix.
Gjatë ditës së sotme, Bebe Rexha dhe Martin Garrix kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tyre.
Kënga e tyre “In the name of love”, ka kapur shifrën prej 1 miliard dëgjimesh në “Spotify”, sukses të cilin nuk e kanë arritur shumë këngë.
Pas lajmit për këtë arritje, Bebe u shpreh e ngazëllyer, teksa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët.
“1 miliardë dëgjime. Më kujtohet dita kur e mora këtë këngë me @dvncy, e dija që ndihej e veçantë pasi dëgjova zërin tim në të. Faleminderit shumë @martingarrix dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të këngës, radios dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë. Faleminderit të gjithë fansave që e mbështetën atë”, shkruan ajo.
Ndryshe, në kanalin YouTube, Bebe Rexha dhe Martin Garrix morën mbi 601 milionë klikime.























