KQZ hedh shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ
BKT
Shqipëri

KQZ hedh shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Sot është marrë vendim edhe për “Për  miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës  të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV”.

Njoftimi mbledhjes.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkronjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligji nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

“Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

“Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës  të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV  dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

“Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri