Rama sot në Athinë, takime me Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Dendias
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vizitës 2-ditore në Turqi, do të niset sot në një tjetër vizitë.
Kreu i qeverisë shqiptare pritet të vizitojë Athinën, ku do të takohet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Mediat në Greqi raportojnë se, Mitsotakis do të shtrojë një darkë për kryeministrin shqiptar, ndërsa me Dedias, Rama pritet të ketë një takim privat.
Temat e takimeve nuk bëhen të ditura, por çështja e detit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona apo Turqisë duket se do të jenë pjesë e bisedimeve.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur Parlamenti pritet të miratojë dekretin e presidentit për zgjerimin me 12 milje në Jon, njofton euronews.albania.
Ndërsa çështja e marrëveshjes për kufirin detar paraprakisht është vendosur që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës.























