09:30 / 08.01.2021
Përmbytje edhe në Gjirokastër, liqeni i Viroit del nga shtrati
Moti i përkeqësuar dhe reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme dhe në Gjirokastër.
Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati pasi prurjet e shumta kanë bërë që uji të dalë mbi urë.
Për shkak të kësaj situate është vështirësuar dhe qarkullimi i mjeteve.























