12:56 / 08.01.2021
Pink revoltohet ndaj mbështetësve të Trump pas trazirave në SHBA
Pink ka shprehur zemërimin e saj pas dhunës dhe trazirave në Kapitol nga mbështetësit e presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja 41-vjeçare shkruan se mbështetësit e Trump i treguan botës sesa hipokritë janë.
“Mbështetësit e Trump nuk mund të flasin kurrë për protesta paqësore apo Blue Lives Matter. Më në fund i treguat botës se çfarë hipokritësh dhe kafshësh jeni. Katër persona kanë humbur jetën dhe çfarë keni arritur. Turp, Turp, Turp, Turp”, ka shkruar e e revotluar këngëtarja amerikane.























