13:42 / 08.01.2021
Kënga e re e Zayn Malik “Vibez” po dëgjohet shumë menjëherë pas lansimit
Zayn Malik erdhi me këngë të re.
Tashmë kanë kaluar afro dy vjet që kur Zayn Malik publikoi albumin e tij “Icarus Falls".
Ndërsa orë më parë ai ka publikuar këngën e dytë nga albumi i tij i tretë “Nobody Is Listening”.
Zayn ngacmoi fansat e tij dy ditë më parë në Instastory, ku postoi një video të shkurtër të një teatri bosh me fjalët “Nesër” të shkruara.
Kënga për momentin nuk gjendet në kanalin Youtube të Zayn por gjithsesi ka video të këngës aty ku dhe mund ta dëgjoni.























