14:13 / 08.01.2021
Spanja e pret Kosovën brenda territorit të vet
UEFA ka njoftuar se Federata e Futbollit të Spanjës ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet takimi me Kosovën.
Është ‘La Rosaleda’, përkatësisht në qytetin Malaga, transmeton Indeksonline.
Ky qytet ndodhet në bregun jugor të Spanjës, rreth 550 kilometra larg kryeqytetit Madrid.
Në mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon kampanjën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.
Sfidën e parë ‘Dardanët’ do ta zhvillojnë në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.
Vetëm 3 ditë më vonë, ekipi ynë kombëtar do të udhëtoj në Spanjë.























