15:42 / 08.01.2021
Muriqi dëshiron të mbetet te Lazio
Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, nuk është duke kaluar formën më të mirë të mundshme te klubi i ri.
Ai pas transferimit nga Fenerbahce, ku kaloi një sezon shumë të mirë, nuk po mund të përsërit sukseset e veta dhe akoma nuk ka regjistruar një gol në emrin e tij.
Pas 8 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon, ai ka dështuar që të shënoi ndonjë gol apo asistoi për bashkëlojtarët e tij, transmeton lajmi.net.
Së fundmi, ka pasur raportime se Muriqi po kërkon një largim nga Lazio. Ai ka pasur një takim me drejtorin teknik të Galatasary, Hakan Balta.
Pas përfundimit të takimit, përgjigjja e Muriqit ishte negative dhe ai dëshiron të qëndroi në klubin italian e ta dëshmojë siç duhet vetën e tij.























