Caktohet takimi për rinovimin e yllit te Milanit
Koha është duke përfunduar, dhe Milani duhet të përshpejtojë hapat për të provuar të ketë një akord me Hakan Çalhanollu për rinovimin e kontratës.
Numri “10” kuqezi nëse nuk arrin akordin me Milanin, në fundin e sezonit mund t’i bashkohet çdo klubi me parametër zero.
Sipas asaj që shkruan “CalcioMercato.com”, në fillim të javës së ardhshme agjenti i fantazistit turk do të jetë në Milano për të takuar dy drejtuesit kuqezi, Paolo Maldinin dhe Frederik Masarën.
Burime pranë lojtarit thuhet se ka optimizëm për një të ardhme kuqezi, por distanca e kërkesë-ofertës qëndron ende. Klubi milanez nuk do të shkojë më shumë se 3,5 milionë euro neto në sezon.
Ballafaqimi i dy palëve do të kuptohet se çfarë do të ndodhi, pavarësisht se prioriteti mbetet që Çalhanollu të vazhdojë aventurën kuqezi por nevojitet një sforco ekonomike për të bashkuar fantazistin me Milanin.























