Zyrtare, Myles nënshkruan me Ponte Prizrenin
BKT
Sport

Zyrtare, Myles nënshkruan me Ponte Prizrenin

Ponte Prizreni ka prezantuar përforcimin e shumëpërfolur, Divine Myles.

Këtë lajm skuadra nga Prizreni e ka komunikuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Teksa ka shkruar se Myles ka arritur sot në orët e hershme në Prizren.

Postimi i Ponte Prizreni, pa ndërhyrje:

Përforcimi i paralajmëruar muaj më parë, Divine Myles sot në mëngjes ka arritur në Prizren.

Sot u zyrtarizua si lojtar i KB PONTE PRIZRENI dhe vizitoi shkollën e basketbollit të klubit tonë ku u mikëpritë nga vajzat dhe djemt e ekipit të gjeneratave të reja.

Myles i njohur si “Machine” është përforcim vendor pasi ka edhe nënshtetësin kosovare. Ndërsa edhe me parë Myles ka luajtur në Kosovë, tek skuadra e Prishtinës për dy sezone.