21:37 / 08.01.2021
Edhe ky klub i madh francez në ndjekje te Hysajt
E ardhmja e futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj është shndërruar në një “telenovelë”.
Pas Romës, Juventusit dhe Spartakut të Moskës, së fundi në skenë për shërbimet e shqiptarit ka dalë edhe klubi francez i Marseille.
Sipas asaj që raporton media e njohur franceze “L’equipe”, emri i 26-vjeçarit, ndodhet në tryezën e gjigantëve të Olimpik Marseilles. Kujtojmë që në të kaluarën te ky ekip është aktivizuar kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka qenë lider te francezët.
Transferimi i Hysajt te Marseilla mund të ishte një mundësi ideale për shqiptari, duke qenë se aktivizimi te Napoli kohët e fundit ka qenë me pikatore.























