Vdes gjyqtari i njohur shqiptar
BKT
Sport

Vdes gjyqtari i njohur shqiptar

Ylli Cufe, një emër i njohur në qytetin juglindor të Korçës, është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare.

Ish-gjyqtari, i cili ka vendosur për 10 vite drejtësi në ndeshjen e Kategorisë së Parë (sot Kategoria Superiore), pësoi infarkt.

Komuniteti sportiv në Korçë ka marrë një lajm të hidhur, ndërkohë që Kolegjiumi i Arbitrave në Korçë i shpreh ngushëllimet familjarëve të Cufes.

Ai ka gjykuar në elitën e futbollit shqiptar nga viti 1990, deri në vitin 2000. Në pak muaj Korça ka humbur një tjetër ish-arbitër, pasi në nëntor u nda nga jeta edhe Fidai Pupa.