15:37 / 09.01.2021
Milan – Torino, formacionet e mundshme
AC Milan do të provojë të rikthehet në fitore pas humbjes ndaj Juventusit në Serie A javën e kaluar.
Torino ka ditur shpesh herë që të jetë një kundërshtarë i rrezikshëm për Rosonerët, mirëpo tani punët qëndrojnë ndryshe dhe Milani është në vendin e parë, ndërsa Torino në vendin e 17-të.
Megjithatë, në këtë ndeshje Stefano Pioli do të jetë pa disa lojtarë kryesor siç janë: Matteo Gabbia, Ismael Bennacer and Alexis Saelemaekers, derisa Krunic dhe Rebic, janë jashtë për arsye të Covid-19.
Formacionet e mundshme janë të paraqitura më poshtë:
AC Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Calhanoglu, Diaz; Leao
Torino: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Lukic, Rincon, Linetty, Rodriguez; Verdi, Belotti.























