Manastirliu: Sot nis vaksinimi për mjekët dhe infermierët
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ambientet e “Arenës Kombëtare” ka njoftuar se mesditën e sotme nis programi i vaksinimit anti-Covid në Shqipëri.
“Plani i vaksinimit përfshin disa aspekte, që përfshin grupet me prioritet që do të vaksinohen, që janë punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e urgjencave. Edhe këtu ka një prioritet sepse numri i personelit tonë shëndetësor është 23 mijë. Mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID janë të parët. Vaksinimi i tyre do të nisë sot”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, do të vaksinohen edhe personat mbi 75-vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore, njofton euronews.albania.
“Më pas vijon me punonjësit shëndetësorë në reanimacione, në urgjenca. Në grupe që janë identifikuar si prioritare, janë persona të moshuar edhe ata me probleme shëndetësore. Do të vijojmë me personat mbi 75 vjeç”, tha ajo më tej.























