13:59 / 11.01.2021
Bie shifra, nuk janë regjistruar 32 mijë emigrantë për votime
Nuk janë 32 mijë, por vetëm 900 shqiptarë që kanë deklaruar adresat e reja për votime.
ABCnews mëson ndryshimin e të dhënave nga drejtoria e Gjendjes Civile pas korrigjimit që bëri në shkresën e dytë sqaruese drejtuar KQZ-së.
Gjendja Civile pranon se informacioni për 32 mijë të regjistruar ishte një gabim i sistemit. Në shkresën e dytë Bledar Doracaj informon KQZ-në se adresat e reja i kanë deklaruar rreth 900 shqiptarë.
Regjistrimi i adresave të emigrantëve lidhet me votën e diasporës në 25 prill.























