Duarten huazohet në Turqi
BKT
Sport

Duarten huazohet në Turqi

Tani është zyrtare, Leo Duarte i thotë lamtumirë Milanit. Qendërmbrojtësi brazilian, ish-lojtar i Flamengos, pas një viti e gjysmë mes stolit dhe infermierisë, bëhet futbollisti më i ri i Istanbul Basaksehirit.

Në një vit e gjysmë si kuqezi, Duarte arriti të luante vetëm 9 ndeshje me “Djallin”. Këtë sezon ka zbritur në fushë vetëm 117 minuta gjithsej. Në Turqi ai shpreson të gjejë minutat që i mungojnë, transmeton Super Sport.

Në njoftimimin e Milanit për shitjen e Duartes shkruhet:

“AC Milan njofton se ka shitur përkohësisht, me opsionin për blerjen përfundimtare, shfaqjet sportive të lojtarit Léonardo Campos Duarte da Silva tek Istanbul Başakşehir deri më 30 qershor 2022.

Klubi falënderon Duarten për profesionalizmin që ka treguar gjithmonë dhe i uron më të mirën për të ardhmen e tij personale dhe profesionale”.

Transferimi i Duartes u materializua me një huazim dyvjeçar, të paktën deri në qershor 2022. Skuadra nga Stambolli do të mund ta blejë në rast të një viti e gjysmë të parë pozitiv në Turqi.