22:33 / 11.01.2021
Dani Alves paralajmëron rikthimin e bujshëm në Europë
Befasia e merkatos së janarit duket se do të jetë rikthimi i Dani Alvesit në futbollin europian.
Së fundmi futbollisti brazilian ka publikuar një postimi ku ka paralajmëruar rikthimin tek Sevilla, transmeton "Albeu.com".
“Siç thonë: Djali i mirë rikthehet gjithmonë në shtëpi”, ka shkruar Alves duke ia bashkangjitur një fotografi gjatë kohës sa ishte pjesë e Sevillas.
Alves është ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit. 37 vjeçari për momentin luan tek ekipi i Sao Paulos.























