22:45 / 11.01.2021
Betis mund ta marrë Sokratisin
Real Betisi mund t’ia marrë para hundëve Genoa-s Sokratis Papastathopoulos, sipas raportimeve nga Tutto Mercato.
Raportet e mëhershme thoshin se mbrojtësi i Topçinjve veçse ishte gati për t’u nisur për te klubi italian, dhe se gjithçka ishte pothuajse e kryer, transmeton "Klan Kosova".
Ndërkaq tash, ai mund ta gjejë veten në La Liga pasiqë qëndrimit të tij në “Emirates Stadium” duket se i ka ardhur fundi.























