Arsenali do portier
BKT
Sport

Arsenali do portier

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, kë bërë të ditur se ky klub është i interesuar që të përforcohet edhe me portier.

“Po e vlerësojmë se çfarë do të ndodhë me tre pozitat, diskutimet i kemi pasur në verë me Edunë dhe klubi dallonte në atë se çfarë kishte ndodhur shkaku i afatit kalimtar dhe situatës që ndodhi në fund me Emin”, ka thënë Arteta, transmeton "Klan Kosova".

“Nuk kishim shumë kohë ta bënim atë që donim dhe vendosëm që ta vlerësojmë situatën tash në këtë afat kalimtar, e që është ajo që po provojmë ta bëjmë”.

“Ne do të marrim një vendim se si duam që të ecim përpara në ato tri pozita në zonën e portierit”.