09:02 / 12.01.2021
Lëkundet Shqipëria, tërmet në jug të vendit
Një tërmet i magnitudës 4.0 të shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të vendit.
Epiqendra mësohet se ka qenë 2 km larg nga Himara, në afërsi të Borshit me një thellësi prej 10 km, njofton oranews.
Tërmeti raportohet të ketë rënë rreth orës 07:27 të mëngjesit të sotëm.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.























