AAK-ja ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor
BKT
Lajme

AAK-ja ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendosur nëse do të bëj apo jo ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Xhemaili tha se nuk ka diçka konkrete në lidhje me koalicionet parazgjedhore.

“Nuk ka diçka deri më tani, nëse ka diçka ua përcjellim gjatë ditës”, tha shkurt zëdhënësi i AAK-së, Xhemaili.

Ndërkaq, sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). /Telegrafi/


MË SHUME NGA Lajme