Konfirmohet në detyrë prokurorja Lindita Ziguri
BKT
Shqipëri

Konfirmohet në detyrë prokurorja Lindita Ziguri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi të martën në detyrë prokuroren e Tiranës Lindita Zigurin ndërsa shtyu vendimin për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Elbana Lluri.

Ziguri u konfirmua në detyrë pavarësisht se gjatë verifikimeve iu konstatuan pasaktësi në deklaratat e pasurisë. Pas vendimit prokurorja nuk i përmbajti dot lotët, njofton euronews.albania.

Për gjyqtaren Lluri KPK shtyu vendimin pasi u kërkua kohë për të verifikuar edhe një denoncim publik ndaj saj.

Gjatë ditës së sotme KPK pritet të shqyrtojë edhe deklarimet e prokurorit të Tiranës Arben Allajbeu.


MË SHUME NGA Shqipëri