12:40 / 12.01.2021
Rama në Fier ku do ndërtohet spitali, priten negociata me pronarët e tokës
Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama po inspekton vendin e përzgjedhur për ndërtimin e spitalit Rajonal të Fierit, ku banorët kundërshtojnë të japin token.
Mediat po mbahen larg kësaj vizite të kryeministrit dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar, por pamjet tregojnë se kreu i qeverisë shoqërohet nga zyrtare locale.
Ndërkohë një grup i pronarëve të tokës që kundërshtojnë shpronësimin, ndodhen pranë parcelave të tyre dhe pritet të ketë një takim edhe me kreun e qeverisë, njofton oranews.
Një ditë më parë banorët thanë se nuk do ta japin tokën për spital, por Kryeministri Paralajmëroi se do të përdoret ligji i shpronësimit për interes publik.























