Turqia heq dorë nga planet për blerjen e aeroplanëve luftarak rus Su-57
Është bërë e ditur se Turqia ka braktisur planet e saja për blerjen e aeroplanëve luftarak rus Su-57, duke arritur marrëveshje me Britaninë e Madhe për modernizimin dhe finalizimin e projektit për prodhimin e aeroplanit luftarak turk TF-X.
Britania e Madhe ka mështetur Turqinë në planet e saja për zhvillimin e aeroplanit luftarak turk të gjeneratës të pestë. Kompania britanike e hapësirës ajrore “BAE System” po merr pjesë në projektin e prodhimit të luftëtarit turk. Sipas raporteve, Britania e Madhe pas largimit nga Bashkimi Evropian është duke shikuar që të forcoj rolin e saj në zhvillimet globale.
Roli i Britanisë së Madhe në mbështetjen e Turqisë për krijimin e luftëtarit të saj TF-X, shihet si përpjekje për të parandaluar blerjen e aeroplanëve luftarak rus. E gjithë kjo vije në kohen kur Greqia tani më ka arritur marrëveshje me Francën, për blerjen e aeroplanëve luftarak francez Rafaelo, në kohen kur ka rritje të tensioneve në mes të Turqisë dhe Greqisë.
Tërheqja e Turqisë nga planet për blerjen e Su-57, në Rusi po shihet si edhe një dështim i radhës i projektit rus për krijimin e aeroplanit të gjeneratës së pestë Su-57.
Kohëve të fundit në mediat që përcjellin zhvillimin e aeroplanëve të gjeneratës së pestë, ka pasur lajme që aeroplani rus Su-57, nuk i plotëson kërkesat e aeroplanëve të gjeneratës së pestë dhe bazuar në vlerësimin e ekspertëve ai është aeroplan i gjeneratës së katër.
Ne lidhje me rangimin e aeroplanit rus Su-57, analistët Ryan Bauer dhe Peter Wilson, ne një artikull për organizatën hulumtuese “RAND”, kanë deklaruar se aeroplani luftarak rus Su-57, bazuar në vlerësimin e performancës dhe problemeve të shumta teknike, nuk është aeroplan i gjeneratës së pestë, ashtu siç e ka ranguar Rusia, por aeroplani i gjeneratës së katërt.
Projekti i prodhimit të aeroplanit luftarak rus Su-57 ka filluar në vitin 2002 dhe deri me tani nuk është arritur që të finalizohet dhe të fillohet me prodhimin serik. Gjatë fazave testuese aeroplani Su-57 është përballur me shumë problem teknike, të cilat kanë ndikuar që ende të mos filloj prodhimi serik, çka edhe e ka dobësuar flotën ajrore ruse e cila ka vite që është në pritje të furnizimit me aeroplanët luftarak Su-57.























