Shtatë vite karrierë në muzikë, Kida: E vlerësoi secilin prej jush

Shtatë vite karrierë në muzikë, Kida: E vlerësoi secilin prej jush

Kida ka disa fjalë për t`i thënë pasi bëri shtatë vite karrierë në muzikë.

Orhidea Latifi, e cila është e njohur për publikun si Kida, është ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Artistja e filloi karrierën në labelin “On Records”, ndërsa vazhdoi më tutje si e vetme dhe po tregon suksese të mëdha me secilin projekt muzikor.

Së fundi, Kida ka publikuar disa fotografi në Intstagram, përmes së cilavr falënderon fansat që i qëndruan afër gjatë këtyre viteve.

“7 vjet rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk do ta kisha në një mënyrë më ndryshe. E vlerësoj secilin prej jush”, shkruan Kida.

Ndryshe, “Drunk” mban titullin kënga e fundit e Kidës, e cila numëron mbi tetë milionë klikime në YouTube.