Hoti emëron Ekrem Hysenajn ud të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së
BKT
Lajme

Hoti emëron Ekrem Hysenajn ud të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka emëruar sot Ekrem Hysenaj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Pasi të përfundojë detyrën e ushtruesit të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.

Hysenaj zë vendin e Ilir Murtezajt që fillimisht ishte shkarkuar nga Qeveria Hoti në muajin tetor. Pastaj Këshilli për Shërbyes Civilë e ktheu në punë në janar, por ai është pezulluar me vendim të Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë menjëherë pas kthimit në punë. 


MË SHUME NGA Lajme