17:51 / 12.01.2021
Gatuso nuk e ka humbur besimin, nesër një tjetër shans për Rrahmanin
Amir Rrahmani luajti për herë të parë si titullar me fanellën e Napolit në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udineses. Mirëpo, ajo sfidë nuk shkoi shumë mirë duke qenë se mbrojtësi ishte fajtor në golin e pësuar nga ekipi i tij.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ktheu një top pas te portieri i tij, mirëpo pasimi nuk ishte i saktë dhe nga kjo përfitoi kundërshtari. Gjithsesi, pas ndeshjes, trajneri Gennaro Gattuso e mori në mbrojtje Rrahmanin, ndërsa theksoi se ai do të ketë mundësi të tregojë cilësitë e tij, transmeton "Vip Sport".
Dhe, në fakt Gattuso e ka mbajtur fjalën dhe në ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë ku Napoli është i impenjuar ndaj Empolit, Rrahmani në mungesë të Manolas do ta nisë sërish nga minuta e parë.























