Nitaj i AAK-së: Do kemi minimum 20 deputetë, objektiv lehtë i arritshëm
BKT
Lajme

Nitaj i AAK-së: Do kemi minimum 20 deputetë, objektiv lehtë i arritshëm

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, derisa ka konfirmuar atë që AAK-ja ka deklaruar se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me subjektet e mëdha, gjë që u faktua sot në orën 18:00 nga KQZ-ja.

Ai ka thënë se pritshmëritë e AAK-së janë të thjeshta, derisa ky subjekt synon së paku 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.

“Prishmëritë e AAK-së janë të qarta, presim të marrim 20 deputetë minimum dhe mendoj se ky është një objektiv lehtësisht i arritshëm”, tha Nitaj.

“AAK është një parti politike që qëndron në politikën vendore që 20 vjet, dhe ka një konsistencë të vazhdueshme dhe ka qenë katër herë në qeveri e po ashtu drejton shtatë komuna që është numri më i madh nga të gjitha subjektet. AAK ka pasur gjithmonë rritje ndonëse të ngadaltë, por të sigurt”, tha ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme