Klubi i Serisë B tregon interes për Armando Sadikun
BKT
Sport

Klubi i Serisë B tregon interes për Armando Sadikun

Etapa turke e Armando Sadikut mund të përfundojë shumë më shpejt se sa mendohej. Pas suksesit në ligën e dytë spanjolle, mendohej se sulmuesi nuk do të kishte vështirësi të tregonte vlerat e tij në Turqi, por ka rezultuar e kundërta. Dëmtimet dhe forma jo e mirë, kanë bërë që ai të zhduket nga planet e Erzurumspor dhe tashmë po kërkon largimin për një eksperiencë të re e më të suksesshme.

Shpëtimi i Sadikut vjen nga Italia, ky sytë nga ai ka hedhur një nga klubet e  Serisë B, Kozenca, që kërkon të largohet sa më pare nga zona e ftohtë e klasifikimit ku gjendet aktualisht dhe po përgatitet të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato. Një nga emrat e piketuar është Sadiku, i cili është në kërkim të një sistemimi të ri pasi ka përfunduar në rol dytësor te Erzurumspor në Superligën turke, transmeton "Vip Sport".

Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Sadiku e nëse do të synojë transferimin në kategorinë e dytë italiane në një ekip mbijetese. Por klubi i Erzurumspor që e siguroi me parametër zero, do të ishte shumë i lutmru që të fitojë çfarëdo shifre nga shitja e tij, për pak muaj qëndrim të futbollistit.