Dafina Zeqiri paralajmëron hitin e radhës, bashkëpunon me reperin e famshëm

Dafina Zeqiri paralajmëron hitin e radhës, bashkëpunon me reperin e famshëm

Prej vitesh në tregun muzikor shqiptar, Dafina Zeqiri ka arritur të bëhet një ndër personazhet më të lakmuar. Këngëtarja pritet të sjellë së shpejti albumin që mban titullin “Dafinë Moj”, për të cilin është shprehur se pjesë e tij do të jetë dhe mamaja e saj, e cila ka qenë gjithmonë e apasionuar pas muzikës.

Pavarësisht një viti të vështirë, 2020-ta ka qenë për Dafinën i jashtëzakonshëm përsa i përket projekteve muzikore, pasi pas duetit me Ledri Vulën dhe Lumi B, solli dhe tre këngë të tjera, ku për të fundit erdhi së bashku me Ylli Limanin. Por duket se Dafina nuk ndalet me kaq.

Sipas MTV KS, autorja e hitit “Zili Zili” ka bashkuar forcat me një tjetër artist të huaj, kësaj here me italianin Sfera Ebbasta. Postimin në fjalë e ka shpërndarë dhe vetë Dafina në profilin e saj në Instagram, duke konfirmuar në këtë mënyrë duetin që pritet të vijë së shpejti.