Zendaya: Mendonin se isha e ashpër por s’dija

Zendaya: Mendonin se isha e ashpër por s’dija

Zendaya, e cila u bë e njohur në filmin “Shake It Up” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, por fillimet e saj në këtë industri nuk kanë qenë dhe aq të mira. Aktorja dhe këngëtarja ka treguar se ka qenë një fëmijë shumë i ndrojtur dhe se si kjo ka ndikuar tek ajo me kalimin e viteve.

Në një intervistë për “GQ”, 24-vjeçarja rrëfeu se si iu desh të mësonte të hynte në biseda, pasi njerëzit mendonin se ishte e “ftohtë” sepse ishte e ndrojtur. Madje, ajo tregoi një rast kur stilistja e saj i tregoi se njerëzit e mendonin shumë të ashpër sepse ajo nuk fliste, kur në të vërtetë ishte thjesht nervoze.

“Me familjen dhe miqtë e mi mund të flisja pa pushim për çdo temë pa asnjë arsye. Por kur vinte puna tek bisedat me të huajt kisha gjithmonë probleme. Në këtë industri mu desh të mësoja se si të flisja, sepse njerëzit mund të mendonin se isha e ftohtë, por unë nuk dija vërtetë si të nisja një bisedë.

Më kujtohet se një herë stilistja ime më tha: ‘Ti dukesh shumë e ftohtë. Njerëzit mendojnë se je e egër, sepse nuk flet’, kur unë në të vërtetë isha shumë nervoze.“, u shpreh Zendaya, duke shtuar se prindërit e dërguan tek një terapist për t’u ndjerë më e lirë kur ndodhej përballë njerëzve të panjohur.


MË SHUME NGA Magazina