Djali nga Gjakova mirënjohës për mjekët që ia shpëtuan babain nga COVID 19
Familjari i një personi i cili ishte i rrezikuar nga COVID 19 po që në fund triumfoi ka folur se si është befasuar për të mirë me punën e stafit mjekësor përballë pandemisë.
Nëntor Oseku nga Gjakova ka falenderuar Repartin Infektiv të Gjakovës për kujdesin e treguar ndaj babait të tij.
Sipas tij, ekipet mjekësore meritojnë konsideratë për atë që po e bëjnë.
Publikimi i plotë në Facebook:
Babai im, pas 15 ditësh qëndrimi në Repartin Infektiv të Gjakovës, si pasojë e Covid -19, sot u lirua nga spitali.
Kemi qenë të befasuar me nivelin e lartë të trajtimit shëndetësor, rrezatimin e kujdesit të jashtëzakonshëm profesional, bashkëndijimin me dhembjen dhe shqetësimet e pacientit, aftësinë e tërë stafit për të përmbushur me shpresë, në mënyrë që atij t’i ofrohet atmosfera e sigurisë dhe e ngrohtësisë emocionale, që të ndihet si në shtëpinë e vet.
I falënderoj nga zemra doktorët e këtij reparti, Dr. Zejnije Ollurin, Dr. Lum Muhaxhiri, Dr. Luan Pazharin, Dr. Teuta Shala dhe Dr. Afrim Sylejmanin.
I falënderoj përzemërsisht infermieret e këtij reparti, Teuta Mentor Januzi, (Infermiere kryesore), Elizabeta Dylazekën, Gjergj Markaj, Shpresa Xhiha Zhubi, Yllka Shllakun, Gjyljeta Syla, Albina Bytyçin, Fahrije Kurhaskun, Adile Godenin, Florentina Hoxhën, Resmije Sylejmanin, Mirlinda Doli, Drita Ukshinin, Elvina Berishën, Vjollca Skivjanin dhe Shahe Hakajn.
Për kujdesin e treguar në vazhdimësi, falënderimit tim të sinqertë i bashkëngjiten: Dr. Hekuran Zhubi, Dr. Flamur Marku, Dr. Ardian Jusufi, Dr. Ilir Grezda, Dr. Visar Shasivari, Dr. Hektor Binishi dhe dhe farmacisti Lekë Rragomi.
Po ashtu i falënderoj familjarët, miqtë e shumtë dhe kolegët e punës, që gjatë gjithë kësaj periudhe shprehen kujdes, mirëkuptim, gatishmëri të ndryshme për ndihmë.
Për mbarë stafin mjekësor të Repartit Infektiv të Gjakovës, shpreh respektin dhe mirënjohjen e përhershme!























