​Çfarë po ndodh te Interi? Thirret mbledhja e jashtëzakonshme!

​Çfarë po ndodh te Interi? Thirret mbledhja e jashtëzakonshme!

Fondi privat i kapitalit BC Partners thuhet se ka filluar një analizë të situatës financiare të Interit me një takim të jashtëzakonshëm të bordit të drejtorëve që do të zhvillohet nesër.

Drejtori gjeneral i klubit Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning po konsideron shitjen aksioneve të klubit.

Burime të Interit kanë thënë për “Sky Sport Italia”, se mundësia e shitjes së një pjese të aksioneve në klub duhet të konsiderohet si "mundësi pozitive" dhe të këmbëngulë se "e ardhmja e klubit nuk ka qenë kurrë aq e mirë sa është tani".

Fakti që vëmendja e tyre ka rënë në Inter, me analizat e llogarive tashmë të zhvilluara, është një arsye më shumë që u jep shpresë tifozëve zikaltër, pretendon raporti.

Partnerët “BC” janë një fond që vlerëson grupet sipërmarrëse dhe i konsideron ato për investime, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Il Sole 24 Ore”, në fund të analizës së duhur do të ketë një vlerësim të vlerës së klubit, i cili do të jetë më pak se 1 miliard euro. Suning mund të vendosë përfundimisht të shesë shumicën e aksioneve në klub, sipas gazetës financiare dhe “Tuttosport”.

Ndërsa, sipas “Il Corriere dello Sport”, një takim i jashtëzakonshëm i bordit të drejtorëve do të zhvillohet të Enjten.

Presidenti Steven Zhang do të marrë pjesë në distancë nga Kina dhe do të diskutojë synimet e Suning për të ardhmen e klubit.