Abdullahu: Me prurjet e reja, PDK po e begaton demokracinë

Abdullahu: Me prurjet e reja, PDK po e begaton demokracinë

I anëtarësuari i ri në PDK, ish analisti Faton Abdullahu, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur aderimin e tij.

Ai tha synon që me përvojën e tij të mundësohet të bëjë sa më mirë për shoqërinë, vendin dhe jetën e qytetarëve.

“Politika është mundësia më e mirë për të bërë mirë diçka për qytetarët. Është normale aderimi, pra jo vetëm rolin im, por edhe të tjerët që aderuan. Kjo duhet parë si prurje e mendimeve të reja, sfidsave të reja”, ka thënë Abdullahu.

Sipas tij, në PDK ata do të ballafaqohem me mendimet e tyre dhe të tjerëve.

“Me këto prurje, PDK-ja po e begaton demokracinë në Kosovë. Qyetarët na njohin dhe e dinë se çfarë mund të sjellim. Mbetet në dorën e tyre se kur të votojnë si do ta na pozicionojnë”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka thënë se ai do të jenë në listën e PDK-së për deputet, por ende nuk është vendos se çfarë numri do të ketë.

Ai tutje ka thënë se më lehtë të jesh analist, sesa politikan, pasi që ka shumë sfida.

“Në thelb mund të bësh mirë për qytetarët, sepse politika është mundësia më e mirë. Por, politika është edhe mundësi e keqe për t’i bërë keq vendit”, ka thënë Abdullahu. /RTKLive/


MË SHUME NGA Aktuale