08:18 / 14.01.2021
Butrint Imeri arrin 10 milionë shikime me këngën e re
Këngëtari ka arritur sukses me këngën e lansuar tri javë më parë.
“Phantom”, e Butrint Imerit është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat e tij, shkruan lajmi.net.
Ai e lansoj me videoklip në të cilin mori pjesë aktorja Arta Nitaj e cila mori vëmendjen në këngën e Butrintit.
Për tri javë, projekti i tij ka arritur 10 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube. Arta, publikoi videon e cila zbuloi se kënga e tyre ka kapur një shifër jo edhe të vogël klikimesh.























