Pompeo falënderon Shqipërinë për kontributin në Ngushticën e Hormuzit
BKT
Shqipëri

Pompeo falënderon Shqipërinë për kontributin në Ngushticën e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku falënderon vendet që kontribuojnë në ruajtjen e linjës së transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Mes vendeve që janë bërë pjesë e këtij koalicioni është dhe Shqipëria, për të cilën Pompeo bëri një falënderim të veçantë.

“Faleminderit Bahrain, Britanisë, Shqipërisë, Australisë, Lituanisë, EBA për mbrojtjen e një nga linjave të transportit detar nga piratët iranian në Hormuz, njofton A2news.

Ne ndihmuam në krijimin e forcës ndërkombëtare të sigurisë për të siguruar Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik nga aktet ilegale të Iranit. E nisëm me 7 partnerë dhe tani jemi 14”, shkruan Pompeo.


MË SHUME NGA Shqipëri