Pato flet për rikthimin e tij te Milani dhe për afërsinë me Ibrahimovic
BKT
Sport

Pato flet për rikthimin e tij te Milani dhe për afërsinë me Ibrahimovic

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, ka zbuluar ëndrrën e tij, e cila është rikthimi në klubin e AC Milan.

31 vjeçari nuk ka arritur që të gjejë një klub pasi që u lirua nga kontrata e Sao Paulos verën e kaluar.

“Unë kam kujtime të mira aty, po flasim për 150 ndeshje, 63 gola, një Skudeto dhe një Super Kupë të Italisë u shpreh ai për La Gazzetta dello Sport.

“Do të ishte një ëndërr kthimi në Milan. Unë dhe Ibrahimovic do të krijonim një dyshe shumë të mirë”.

Ai tregon se nuk e sheh si konkurrent Ibrën por më shumë si një partner më të cilin mund të bashkëpunojë.