Ulet me 10 cm niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër
BKT
Shqipëri

Ulet me 10 cm niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër

Zona e nën-Shkodrës vijon të jetë e përmbytur.

Niveli i ujit në zonat e përmbytura ka rënë me 10 cm, njofton euronews.albania.

“Ka pasur më një ulje me 10 cm të nivelit të ujit, por sërish tokat janë të përmbytura”, u shpreh ai.

Gjerga tha më tej se niveli i ujit ka rënë me 10 cm edhe në lumin Buna.

Sipas tij të vetmet zona problematike janë Oboti dhe zona e Surrelit, ku rrugët janë të bllokuara dhe banorët janë të izoluar.

“Edhe lumi Buna ka një rënie me 10 cm. Të vetmet zona problematike janë zonat e izoluara, siç është Oboti, ku rruga është e pakalueshme për mjetet ulëta. Dhe në Njësinë Administrative të Dajçit, në zonën e Surrelit është bllokuar rruga që të çon në drejtim të Daragjatit”,  tha ai.

Në përditësimin e fundit nga Bashkia, rezulton se ashtu si dje, 1910 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, nga të cilat 960 Ha janë vetëm në njësinë Administrative Ana e Malit


MË SHUME NGA Shqipëri