MEPJ: nis pajisja me pasaportë dhe kartë ID e shqiptarëve në Turqi

MEPJ: nis pajisja me pasaportë dhe kartë ID e shqiptarëve në Turqi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se nga dita e sotme, shtetasit shqiptar rezidentë në Turqi mund të pajisen me pasaportë dhe kartë ID.

Në pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

MPEJ  njofton se qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e-albania dhe të ndjekin udhëzimet e duhura, njofton oranews.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka filluar sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi.

Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

MEPJ fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.