Shkodër, Nard Ndoka mohon ta ketë vënë kusht në negociatat me PD

Shkodër, Nard Ndoka mohon ta ketë vënë kusht në negociatat me PD

Negociata të karakterit teknik, kështu i ka cilësuar Nard Ndoka, diskutimet e fundit që po bëhen mes Partisë Demokratike dhe asaj Demokristiane për garimin në zgjedhje, të cilat sipas kreut të PDK do të finalizohen brenda këtyre dy ditëve.

Lideri demokristian i pyetur nëse kishte vënë kusht kandidimin në Shkodër, të cilin ai e mohoi, por tha se e kishte propozuar si një lëvizje të duhur politike.

“Unë jam një deputet që jam votuar në Shkodër disa herë dhe është normale. Unë i kam përfaqësuar për vite të tëra dhe vazhdimësia ndoshta ka një logjikë politike,” – tha Ndoka.

“Besoj se sot ose nesër mund ta përmbyllim marrëveshjen tonë me Partinë Demokratike,” – shtoi ai, njoftoi euronews.albania.

Sipas Ndokës grupi ekspertëve që kanë studiuar situatën kanë dalë në rezultatin se dalja e opozitës në dy lista nuk do të ndikojë në një shpërndarje të votave madje sipas tij kjo i jep një besim më të madh votuesve se të nesërmen do të jetë një qeverisje më e qëndrueshme.

“Opozita do të krijojë besim dhe shpresë te qytetarët, e para sepse do të qeverisim ndryshe, e dyta sepse do të sillemi me shumë më tepër përgjegjshmëri se kjo mazhorancë që dhunoi dhe braktisi institucionet dhe vendin në ditët më të vështira,” – përfundoi Ndoka.  


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare