Abuzime elektorale, 19 kallëzime në KQZ denoncohet Rama dhe Alket Hyseni

Abuzime elektorale, 19 kallëzime në KQZ denoncohet Rama dhe Alket Hyseni

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një tufë denoncimesh nga qytetarë apo organizata, të cilat akuzojnë pushtetarët se po i përdorin burimet shtetërore për fushatë.

Mes të denoncuarve është dhe deputeti socialit, Alket Hyseni. Qytetari i ka vënë në dispozicion KQZ-këtë foto, të datës 6 janar, ku  ligjvënësi shfaqet në një takim me disa policë shteti të cilët shquhen prej uniformës që kanë veshur. Denoncues thotë:

“Asnjë pikë e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te thërrasin ne takim e te kërkojnë llogari policisë së shtetit. Rasti konkret përbën shkelje te dispozitave ligjore dhe një sinjal negativ për zgjedhjet dhe rolin e Policisë në to, ndaj është në interesin e vetë KQZ-së te reagoje për distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen.”

Një kallëzim specifik është bërë edhe për kryeministrin Rama. Jo për ndonjë firmë të tij, por për maskën që ai mban. Denoncuesi i ka bërë KQZ-së një kolazh fotosh të kryetarit të qeverisë, i cili shfaqet në aktivitete shtetërore dhe jo partiake me maskë që shkruhet qartë PS.

“Kryeministri përdor siglën e PS ne aktivitete zyrtare shtetërore, gjë qe automatikisht e bën aktivitetin me natyre partiake. Sigla e PS është përdorur ne çdo dalje te kryeministrit ne aktivitete me fonde shtetërore, ne Tirane, Vlore, Shijak dhe Durres”-thuhet në denoncim.

Një tjetër denoncim është bërë për portalin qeveritar shqipëriaqëduam.al.

Denoncuesi evidenton faktin se portali zyrtar shtetëror ka ne sfond kryesor nje miting elektoral te PS, me mbi 35 flamuj te subjektit politik Partia Socialiste.

“KQZ ka përgjegjësinë te ndërhyrje dhe te kërkojë zbatimin e ligjit, duke detyruar qeverinë dhe çdo institucion te heqë flamurin partiak nga portali kryesor i qeverise shqiptare”,-thuhet në denoncim.

Edhe LSI ka bërë 16 kallëzime për kryeministrin, ministrat dhe kryebashkiakët, sidomos mbi rolin e tyre në procesin e rindërtimit.

Ndërsa Partia Socialiste ka përgatitur një udhëzim për deputetët, të cilëve ju shpjegon se kush janë aktivitetet e ndaluara në këtë periudhë dhe i porosit në mënyrë të veçantë të kenë kujdes se çfarë të postojnë në rrjetet sociale./abcnews.al