17:36 / 14.01.2021
RTK-ja kishte bërë intervistë me Joe Biden në vitin 2001
Gazetarja Evliana Berani ka publikuar fotografi nga momenti i intervistimit të presidentit amerikan Joe Biden, atëkohë senator.
Berani ka treguar se intervista e Biden është dhënë në vitin 2001 për RTK-në.
Fotografitë i ka publikuar në rrjetin social Facebook.
Kandidati i demokratëve, Joe Biden, në nëntor të vitit që lam pas ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kështu 77 vjeçari u zgjodh jo vetëm presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara, por edhe presidenti më i moshuar në historinë e vendit.
Joe Biden është shprehur se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët”.
























