23:08 / 14.01.2021
Arsenali s`shkon më shumë se barazimi me Crystal Palace
Edhe pse e dominoi ndeshjen nga fillimi Arsenali nuk ka arritur që të shënoi përballë Crystal Palace.
“Topçinjtë e Londrës” nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në shtëpi, ndonëse kishin disa raste për shënim, të cilat nuk u konkretizuan.
Arsenali mbetet në vendin e 11-të të Premier Ligës me vetëm 24 pikë derisa Crystal Palace ka një më pak dhe është në vendin e 13-të.























