Portieri Hoffmani dhe Llapi ndajnë rrugët
Steven Hoffman dhe Llapi kanë shkëputur bashkëpunimin.
KF Llapi e ka falenderuar portierin për kontributin e dhënë në 11 ndeshje gjatë së cilave ishte në portë, ku tre herë arriti ta mbaj portën e paprekur.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Faleminderit Steven Hoffman!
KF Llapi dhe portieri Steven Hoffman shkëputin bashkëpunimin
Podujevë, 14 janar 2021 – KF Llapi dhe portieri jugafrikan Steven Hoffman me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kësisoji, portieri Steven Hoffman nuk do jetë pjesë e KF Llapit në edicionin pranveror.
KF Llapi shfrytëzon rastin të falenderoj atë për kontributin e dhënë në 11 ndeshje gjatë së cilave ishte në portë, ku tre herë arriti ta mbaj portën e pa prekur si dhe priti edhe dy penallti.
Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!























