23:37 / 14.01.2021
Atalanta kalon lehtë Cagilarin
Atalanta vazhdon me serinë e fitoreve, teksa ditën e sotme ka triumfuar edhe në Kupë, duke mposhtur me rezultatin 3-1 Cagilarin dhe duke kaluar kështu në çerekfinale, ku pret fituesin e çiftit Lazio-Parma.
Pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol të shënuar në minutën e 43-të me anë të Miranchuk.
Pjesa e dytë nisi me skuadrën nga Sardenja më kërkuese, e cilët gjetën edhe barazimin në minutën e 55’ me anë te Sottil.
Pas kësaj Atalanta do të shënonte dy gola për tre minutave.
Fillimisht në minutën e 61-të do të shënonte Muriel kurse në minutën e 64 do të shënonte Sutalo.























