Yjet që do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden
BKT
Magazina

Yjet që do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden

Disa emra të njohur do të marrin pjesë në ceremoninë e 20 janarit.

Tom Hanks do të jetë nikoqir i ceremonisë së presidentit Joe Biden, ndërsa sjell edhe disa artistë të njohur të Hollywood-it për të festuar inaugurimin, me të ftuarin special Justin Timberlake, shkruan TMZ.

Komiteti inagurues i Presidentit të zgjedhur po prodhon një program special televiziv për festimin e javës së ardhshme, në vend të zhurmës së zakonshme personale.

Bashkë me Justin Timberlake, Demi Lovato, Jon Bon Jovi dhe Ant Clemons, është planifikuar të interpretojnë.

Timberlake tha se ai dhe Ant kanë shkruar së bashku këngën “Ditë më të mira”, duke shtuar se ai regjistroi vokalin përfundimtar për këngën natën e zgjedhjeve.

Ai gjithashtu e pranoi këtë kohë të paparë për vendin, duke thënë në IG “Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë e rregulluar, zhbërë dhe rindërtuar këtë vend, por shpresoj tani, megjithë katër vitet e kaluara ne jemi në rrugën tonë.

Emisioni special 90 minutësh do të transmetohet në ABC, CBS, NBC dhe MSNBC dhe do të organizohet nga Tom Hanks.

“Politico”, e cila raportoi e para lajmin, thotë se ngjarja do të quhet “Festimi i Amerikës” dhe gjithashtu do të nderojë heronjtë amerikanë.

Tony Allen, CEO i komitetit inagurues presidencial të Biden, tha “Ne kemi qenë dëshmitarë të heronjve të panumërt këtë vit që shkuan në fronte dhe për t’i shërbyer shokëve të tyre amerikanë, kështu që ne po tregojmë historitë e tyre, duke përhapur dritën e tyre kolektive dhe duke festuar më të mirën e vendit tonë dhe njerëzit e tij me këtë program në kohën më të mirë”.

Do të ketë edhe shumë njerëz të famshëm që do të marrin pjesë në ngjarje. Festimi i inaugurimit të Bidenit fillon në ditën kombëtare të shërbimit të së hënës, pasuar nga memoriali i së martës për viktimat e COVID-19.

“Politico” raporton se Biden planifikon të udhëtojë në Amtrak të martën nga Wilmington deri në Uashington, siç bëri derisa ishte senator.

Ndërsa, himni do të interpretohet nga Jennifer Lopez dhe Lady Gaga. 


MË SHUME NGA Magazina