Ish-lojtari i Milanit rikthehet në fushë pas 983 ditësh

Ish-lojtari i Milanit rikthehet në fushë pas 983 ditësh

Ish-lojtari i Milanit, Marco Van Ginkel, ka përjetuar një emocion të veçantë ditën e djeshme, teksa preku fushën e lojës për herë të parë pas 983 ditëve.

Mesfushori u aktivizua ndaj AZ Alkmar, pasi më parë i ishte nënshtruar 3 operacioneve në gju, në ligamente.

Për të ishte një emocion i veçantë, që për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara, disa herë mendoi edhe mbylljen e karrierës.

“Është një moment i veçantë për mua. Kam punuar shumë për t’ia dalë mbanë. Ky rikthim është si një shpërblim për punën dhe sakrificën e bërë. Po i numëroja ditët një nga një. Doja vetëm të kaloja dëmtimin dhe mendoja nëse mund të luajë më futboll apo jo. Ka qenë një periudhë, kur të mendoja për tu kthyer në futboll, dukej e çuditshme, por ia dola”, tha van Ginkel.